Brovina nxjerr fotografinë e radhës, si serbët dhunuan për vdekje 7 vjeçaren
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, gjatë seancës së Kuvendit ka treguar një fotografi të një vajze 7-vjeçare">7-vjeçare, për të cilën ka thënë se ka vdekur pas dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë

Brovina tha se fotografinë po e tregon me lejen e familjes së vogëlushes së ndjerë, e me këtë ajo tha se po dëshmon edhe një herë krimet që Serbia ka bërë në Kosovë.

“Ky fëmijë, po e tregoj me lejen e familjes, ka vdekë gjatë dhunimit, vajzë 7-vjeçare">7-vjeçare, kjo është akuzë për gjenocid”, ka thënë Brovina në momentin kur e ka ngritur në Kuvend një fotografi të një vajze të dhunuar në luftë.

Brovina, po ashtu, tha se gjenocid dhe krim ndaj njerëzimit është edhe mbyllja e shkollave shqipe gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ka përmendur edhe vrasjet e ushtarëve të UÇK-së, për të cilët tha se paraqiteshin si vetëvrasje, por në të vërtetë ishin vrasje nga serbët.
Shtuar më 16/05/2019, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori