Brnabiq i reagon BE-së: Mos e hapni "Kutinë e Pandorës" në rajon
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se e kupton reagimin e zyrtarëve të BE-së me rastin e ligjëratës së paraparë të mbahet nga Vladimir Lazareviq në Akademinë Ushtarake.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se nuk do të ishte e nevojshme të hapet kutia e Pandorës nëse çdo gjë në rajon do të merret parasysh.

“Unë e kuptoj atë që ata thanë, por kjo nuk është një rënie në det”, ka thënë Brnabiq.

Ajo kujtoi lirimin e Naser Oriq-it, dhe se rajoni ka aeroportin e emëruar pas njerëzve që siç thotë ajo janë akuzuar për krime lufte si dhe të tjerë që kanë qenë të dënuar në Hagë.

“Gjenerali Lazareviq nuk ishte një lektor në Akademinë Ushtarake, ai u ftua për të dhënë një e leksion. Unë ju kujtoj se Lazareviq vullnetarisht shkoi në Hagë, ka marrë vendimin, ka shërbyer me kohe dhe sot është njeri i lirë”ka thënë Brnabiq.

Kryeministrja serbe tha se e kupton problemin e BE-së për Lazareviq por që siç tha ajo, për këtë arsye nuk duhet të hapet një tjetër “kuti e Pandorës” duke njoftuar se Serbia është tolerante dhe fleksibile dhe se nuk do të kthehen në të kaluarën,transmeton Indeksonline.

Ndryshe duhet shtuar se Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Serbinë se emërimi i një gjenerali, i cili ka qenë i dënuar për krime lufte, si ligjërues në Akademinë Ushtarake, është kundër parimeve të BE-së, ku Serbia synon të anëtarësohet.
Shtuar më 31/10/2017, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori