Britania dhe Gjermania e duan Kosovën në OKB
Pëlqej
Ka gati tre vjet që Kosova ka nisur bisedimet me Serbinë për të normalizuar raportet mes të dyja vendeve.

Mirëpo, për këta tre vjet, Serbia as që ka bërë dhe hapin më të vogël për ta njohur shtetin e Kosovës dhe duket se as ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, raporton KTV.

Beogradi jo vetëm që vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet, por po shkel edhe marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Megjithatë, janë dy shtete evropiane që kërkojnë ta kushtëzojnë Serbinë me normalizimin e raporteve me Kosovën.

Britania e Madhe dhe Gjermania duan një ulëse për Kosovën në OKB.

Ata kërkojnë, që përmes traktatit të paqes, Serbia jo vetëm t’i respektojë marrëveshjet e arritura në bisedime, por edhe të sigurojë se nuk do ta pengojë ulësen e Kosovës në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare./albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori