Aksident i trefishtë mes Tiranës, tre persona dërgohen në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë pak minuta më parë.

“Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njeri prej mjeteve dhe dy pasagjeret që kanë qenë në mjetin e tij, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën…”-njofton policia.

Njoftimi i policisë

“Më datë 23.07.2020, rreth orës 17:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në aksident 3 mjete.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njeri prej mjeteve dhe dy pasagjeret që kanë qenë në mjetin e tij, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” /albeu.com/


Shtuar 23.07.2020 16:03