'Brezi i ri në Ballkan rritet me urrejtje etnike'
Brezi i ri në Ballkan po rritet me urrejtje etnike dhe një nga shkaqet kryesore mbetet edhe historia që mësohet nëpër shkolla.

Në një vëzhgim të vetin, BIRN raporton se historia, sidomos në shtete që dikur kanë qenë pjesë e Jugosllavisë mësohet shumë më ndryshe kur këto shtete ishin pjesë e Jugollavisë.

Në Bosnje ka një dallim të madh etnik. Vrasja e Duka Ferdinandit nga boshnjakët dhe kroatët mësohet si atentat politik i Beogradit, ndërsa tek serbët mësohet si pretekst për Austro-Hungarinë dhe Gjermaninë që të kryejnë agresion ushtarak ndaj Serbisë.

Historia në Serbi e ngre lart atentatorin vrasës Gavrilo Princip, duke thënë se ai vrasjen e kreu për një kauzë të madhe kombëtare.

Ndërkaq, në Kroaci të rinjtë kroatë mësojnë se Serbia nisi luftërat e para në Jugosllavi, duke nxitur luftën nga 1914 - 1918.

Në Kosovë ka një farë rehabilitimi të Serbisë dhe tekstet duket sikur janë akoma si në kohën e ish-Jugosllavisë, duke e paraqitur shtetin serb si shtet "që po përpiqej ta ndalte luftën".

Të rinjtë maqedonas mësohen të urrejnë "Fuqitë imperialiste", duke i akuzuar ata se kanë mbështetur agresorët, Serbinë dhe Bullgarinë.

Duke u nisur nga këto diferenca, BIRN shkruan se vështirë të ketë në të ardhmen një histori të përbashkët, ku të gjithë të rinjtë ballkanas të mësojnë të njëjtëin tekst historik. /albeu.com/

Shtuar më 08/05/2014, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori