Brenda shtatorit mbyllen ndryshimet kushetuese
Komisioni pėr Amadamentimin e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės miratoi planin e veprimit me tė cilin parashihen ndryshimet e 22 amandamenteve kushtetuese.

Kryetari i kėtij komisioni, Arsim Bajrami tha se me kėto ndryshime kushtetuese hiqet mbikėqyrja dhe Kosova do ta fitojė pavarėsinė dhe sovranitetin e plotė tė saj. Deri mė dhjetė shtator tė kėtij viti, Kuvendi i Republikės sė Kosovės duhet t`i miratojė tė gjitha ndryshimet kushtetuese dhe ligjet nė mėnyrė qė java e dytė e shtatorit tė jetė javė pėrfundimtare e mbikėqyrjes sė pavarėsisė.

Kryetari Arsim Bajrami e sheh interes vital pėrmbylljen e mbikėqyrjes sė pavarėsisė brenda kėtij viti.

“Pėrgjegjėsinė pėr ta qeverisur Kosovėn do ta kenė institucionet tona. Ndėrsa, prezenca civile ndėrkombėtare ta marrė njė rol kėshillues dhe jo rol ekzekutiv. Jashtė kėsaj skeme ėshtė ēėshtja e EULEX-it pėr shkak se EULEX nuk ka bazė kushtetuese dhe pėr statusin dhe pozitėn e tij do tė adaptohet njė marrėveshje e veēantė pas pėrmbylljes sė pavarėsisė sė mbikėqyrur”, tha Bajrami.

Sipas tij me kėto ndryshime kushtetuese dhe legjislative jepet njė garanci mė e lartė pėr respektimin e tė drejtave tė pakicave qė jetojnė nė Kosovė. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2012, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?