Brnabiç zbulon sekretin e vitit, ja kur arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi
Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiq, ka dhënë një afat të ri kohorë se kur do të mund të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka treguar se muaji i marrëveshjes me shumë gjasë do të jetë tetori i këtij viti, që përputhet edhe me kohën e vendosjes së administratës së re të Bashkimit Evropian.

“Absolutisht nuk presim marrëveshje në mes të Beogradit dhe Prishtinës deri në tetor, dhe nuk kam asnjë arsye të besojë se një gjë e tillë mund të ndodh para atij muaji.”, ka thënë Brnabiq, shkruan tanjug.

Ajo ka thënë se të dy vendet janë ende larg nga zgjidhja përfundimtare.

“Ne jemi shumë larg nga dialogu dhe zgjidhja përfundimtare, si pjesë e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë ajo.
Shtuar më 23/04/2019, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori