Ksenija
Bozovic, zëvendëskryetarja e nismës qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, deklaroi sot se në zgjedhjet e ditës së dielë për kryetar të komunës së Mitrovicës së
Veriut janë shënuar disa parregullsi.
Ajo shtoi se do t’i paraqesë dyshimet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve.
“Shpresoj se sonte do të na komunikohen rezultatet përfundimtare të
zgjedhjeve, dhe po ashtu se sa vota kemi fituar. Qytetarët e Mitrovicës së
Veriut ishin para një presioni të madh dhe para kërcënimeve. Gjithashtu ka patur parregullsi dhe keqpërdorim të njerëzve me nevoja të veçanta dhe të rasteve sociale”, ka theksuar
Bozovic për agjencinë serbe Beta.
Ksenija
Bozovic ka shfaqur shpresën se kryetari i porsazgjedhur nga nisma qytetare “Serpska” Goran Rakic do t’i përmbushë premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse ato premtime janë jo-reale. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2014,
ora 18:01