Bozhoviç: Vuçiç ka vrarë të gjithë ata që thanë se Kosova nuk është Serbi
Bojan Bozhoviç, i cili pretendon se ka qenë agjent i AKI-së ka kritikuar ashpër Policinë e Serbisë.

Sipas tij, policia e shtetit serb është një polici politike dhe që vepron me urdhëra të qeverisë në Beograd.

Policia e Serbisë asesi nuk mund të jetë një polici e botës demokratike. Unë nuk kam bërë asnjë vepër penale dhe Vuçiçi ka dërguar fletë-arrest për mua”, tha Bozhoviç.

Ai ka shtuar se Aleksandër Vuçiçi i vret të gjithë ata që thonë se Kosova nuk është Serbi.

“Kam një porosi për Aleksandër Vuçiç. Ti i vrave të gjithë ata që mendonin se Kosova nuk është Serbi dhe se Trepça nuk është më e Serbisë”, ka thënë Bozhoviç, transmeton Indexonline.

Bojan Bozhoviç thekson se MUP-i serb dhe Vuçiçi vijojnë politika gjoja në mbrojtje të Kosovës, por se këta politika s’janë aspak realiste./albeu.com/

Shtuar më 29/01/2015, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori