Zjarr në një gjimnaz në Greqi, nxënësit të panikosur nga flakët

Nxënësit e një gjimnazi në Kozani të Greqisë janë alarmuar sot për shkak të flakëve të zjarrit që shpërthyen në bodrumin e godinës.

Zjarri shpërtheu në një moment kur ishte duke u zhvilluar mësim në klasa. Për fat të mire nxënës dhe mësues rritn të dalin në kohë dhe të sigurtë nga godina.

Mediet lokale raportojnë se nxënësit u panikosën nga tymi dhe flakët.

Menjëherë në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe zjarrfikëse për të neutralizuar zjarrin. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes./albeu.com/