"Bosnja nuk mund ta njohë Kosovën"
Ministri i Jashtëm i BeH, Igor Crnadak
Ministri i ri i jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak, është shprehur se nuk mund të ketë njohje të shtetit të Kosovës në kushtet aktuale.

Ai ka thënë se nuk ka ndryshim përsa kohë qëndrimi i Serbisë është i tillë dhe ka përkujtuar se Kryesia e Bosnje Hercegovinës është e ngarkuar me politikën e jashtme dhe se MPJ e zbaton, përcjell Koha.

Ministri i ri nuk ka dashur të komentojë deklaratën e ministrit të jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi se "Bosnje Hercegovina është bërë më Serbi se sa Serbia".

Të gjitha komunikimet me pushtetin dhe me qytetarë të Kosovës Bosnja i bën përmes ambasadave të veta në Beograd, Shkup e Podgoricë. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori