Bosnja nuk do ta njohë Kosovën?
Pëlqej
Kryetari i Republikës Serbe, Millorad Dodik, deklaroi sot se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të pranojnë Kosovën si shtet, pasi për këtë, sipas tij, nuk ka konsensus.

“Kjo varet nga Republika Serbe dhe nuk ka politikan në Republikën Serbe dhe nga Republika Serbe që do të bënte këtë”, tha Dodik për mediat serbe.

Sipas tij, anëtari i Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegovic “moti do të njihte Kosovën, por ai nuk është Bosnjë”.

Sipas Dodik, njohja e Kosovës nënkupton edhe njohjen e Republikës Serbe. /albeu.com/


Shtuar më 14/11/2017, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori