Bosnja mund të njohë dokumentet e Kosovës
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi, para dy ditësh ka zhvilluar një vizitë në Republikën e Bonjës dhe Hercegovinës.

Qellimi i vizites dy ditore ka qene qe me autoritetet politike, ekonomike dhe shoqerore boshnjake, te ngrihet ceshtja e njohjes se dokumenteve te Republikes se Kosoves nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ne pergatitjen e kesaj vizite! ka ndihmuar Ambasada e Republikes Shqiperise ne Bosnje, ne krye me Ambasadorin Flamur Gashi.

Te henen, Zevendesministri Ibrahim Gashi, ka zhvilluar takime me zyrtaret me te larte perfshire anetaret e Presidences se BeH-se, me prefektin e Sarajeves, Ibrahim Haxhibajriq, drejtorin gjeneral te "Energo Invest" ne Sarajeve dhe nje darke pune me Presidentin e Federates Boshnjako-Kroate.

Te nesermen, Zevendesministri Gashi ka zhvilluar nje vizite dhe ka mbajtur nje ligjerate ne Institutin per Krime kunder Njerezimit, ku eshte pritur nga drejtori i institutit Ismajl Cekiq dhe bashkepunetoret e tij. Gashi ka pas takime edhe me zyrtaret te tjere te larte te BeH-se, Zevendeskryeministrin, pastaj nje vizite ne Oden Ekonomike te Bosnjes, ku u prit nga kryetari i saj, Jago Llasiq dhe nenkryetari Avdo Rapa.

"Ne te gjitha keto takime tema kryesore e bisedes ka qene njohja e dokumenteve te Republikes se Kosoves si parakusht per im! plementimin e mases se reciprocitetit. Natyrisht pasi i kam fa! lenderua r per njohjen e vulave te Doganave te Kosoves nga shteti i Bosnjes, kam ngritur shqetesimin se shkembimet tregtare nuk mund te vazhdojne pa njohjen e dokumenteve. Kjo sepse pengesat e para do te paraqiten pasi maunet me mallra nga Bosnja do te mund te hyjne ne Kosove, por maunet me mallra nga Kosova qe drejtohen nga shoferet qe kane dokumente te Kosoves, nuk do te mund te hyjne ne Bosnje. Une kam thene se nuk jemi te gatshem qe pa njohjen e dokumenteve te vazhdojme me zbatimin mases se reciprocitetit. Te njejtin problem e kemi edhe me Serbine, por kam marre pelqimin edhe te autoriteteve tona me te larta se nuk mund te vazhdohet me tutje me mosnjohjen e dokumenteve sepse eshte pengese shume serioze per bashkepunimin mes Kosoves dhe Bosnjes dhe Hercegovines", ka thene Gashi, gjate takimeve ne Sarajeve.

Zevendesministri i Jashtem po ashtu ka paraqitur disa raste eklatante te pengesave qe shkaktohen nga mosnjohja e dokumenteve te Kosoves nga Bosnja. Ne kemi nje diaspore kosovare ne Bosnje dhe nje diaspore te konsiderueshme ne numer boshnjake ne Kosove. Une kam permendur rastin qe nje familje boshnjake nga Kosova, te ciles i ka vdekur nje i aferm ne Bosnje, nuk i eshte lejuar te udhetoj qe te marre pjese ne varrim. Pastaj rasti i shkembimeve akademike, kur doktoranteve tane qe eshte dashur te mbrojne temen e doktoratures ne Sarajeve, nuk i eshte lejuar udhetimi andaj jane detyruar qe te therrasin komisionin ne Kosove", beri te ditur Gashi, pas kthimit ne Prishtine.

Zevendesministri po ashtu ka prezantuar edhe nje varg argumentesh te tjera, sic jane fakti qe Kosova nuk eshte njohur edhe nga disa shtete te tjera, por te cilat kane gjetur modalitete per te njohur dokumentet e Kosoves, si Greqia, Qipro,Rumania, Egjipti, madje edhe Kina, duke e quajtur paradoks te llojit te vet qe Bonja, nje shtet me te cilin tradicionalisht kemi marredhenie intensive, nuk ka arritur ta beje nje gje te tille.

Krejt ne fund kam ngritur ceshtjen e hapjes se nje zyre ek! onomike te Kosoves ne Sarajeve dhe nje te ngjashme ne Prishtine. Oda Ekonomike e Bosnjes ka shprehur interesim shume te madh per kete dhe pres qe shume shpejt nje delegacion i biznesmeneve boshnjake, te udhehequr nga Oda Ekomomike e Bosnjes, ta vizitoj Kosoven", ka thene Zevendesministri Ibrahim Gashi.
Shtuar më 22/09/2011, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori