Bosch: Politikanët pas interesit personal, jo të Kosovës
Ambasadori i Holandës në Kosovë, Rober Bosch, shprehet i habitur nga mënyra se si politikanët vendorë më shumë shohin interesain e tyre personal sesa interesin e Kosovës. Mentaliteti i përgjithshëm këtu është se të gjithë dëshirojnë shumë shpejt të pasurohen dhe nuk mendojnë një qëllim të tillë ta arrijnë në aspekt afatgjatë.

Gjatë një interviste të dhënë për gazetën "Zëri", Bosch ka folur edhe për krijimin e Gjykatës Speciale, e cila sipas tij, nuk është kundër UÇK-së.

“Janë aq shumë akuza dhe kundërakuza për krime lufte dhe cilado qoftë e vërteta, duhet t’i vijë fundi. Nëse kjo nuk vërtetohet, atëherë akuzat e tilla do t’iu përcjellin përgjithmonë. Jepini fund kësaj, pasi që nuk mund të lejoni që të jeni të lidhur pas diçkaje që nuk ka përgjigje”, është shprehur Bosch.

Ndërkohë diplomati holandez në Kosovë, ka folur edhe për 100 ditëshin e Qeverisë “Mustafa”, për kthimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës, trajtimin e serbëve në vend, manipulimin e të rinjve që t’iu bashkohen ISIS-it, etj. /albeu.com/

Shtuar më 06/04/2015, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori