Borrell reagon pas heqjes së taksës: Vendim i rëndësishëm
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, e ka quajtur vendimrëndësishëm heqjen e taksës 100 përqind.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Borrell ka shkruar se është i lumtur pas këtij vendimi.

“I lumtur ta shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga Qeveria në detyrë e Kosovës, për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë. Është ky vendim i rëndësishëm”, ka Borrell.

Ai po ashtu ka thënë se “bashkëpunimi rajonal është çelësi, ashtu si edhe mbajtja e rrjedhjes së mallrave, posaçërisht në kohë krizash”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte bërë të ditur të mërkuren mbrëma se për këtë vendim kishin votuar shumica e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Ai kishte deklaruar me këtë rast se vendimi do të hyjë në fuqi para mesnatës.

“Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor, me ç’rast ne do ta bëjmë një vlerësim të gjithmbarshëm të asaj se si ka ecur mbarëvajtja e tij”, ka deklaruar Kurti.

Shtuar më 01/04/2020, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori