Borko kërkoi të ruhet fytyra e Thaçit
Në bisedime me Tadicin, kemi marrë mbështetje për protesta paqësore, prandaj më habiti deklarata e KFOR-it që dikush në Beograd miratoi heqjen e barrikadave. Na ka hutuar edhe Borko Stefanovic, kur ka thënë se duhet shpëtuar fytyra e Hashim Thaçit, thotë kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Krstimir Pantic.

“Na ka hutuar dhe shokuar deklarata (e Stefanovicit) në kohën kur kanë zgjatur bisedimet me KFOR-in, derisa në krye ishte Erhard Buhler. Neve, kryetarëve me të cilët është takuar në Zveçan, Borko Stefanovic na ka thënë se marrëveshja nuk do të kënaq në tërësi qëllimet tona dhe se duhet të ruhet fytyra e Hashim Thaçit. Nga konteksti kam kuptuar se nuk duhet të bie qeveria në Prishtinë”, ka thënë Pantic për Vesti.

Si një nga nxitësit kryesorë të protestave në veri përmendet famëkeqi Zvonko Veselinovic, për të cilin thuhet se është i zhytër në aktivitete kriminale. Pantic thotë se ai jeton në Mitrovicë, prej nga jep deklarata për televizione dhe media të shtypura.

"Ai ka thënë se është dispozicion të autoriteteve dhe tha se do të jap përgjegjësi për të gjitha aktivitetet penale për të cilat është akuzuar. Por, policia nuk ia ka dërguar ftesën. Akuzat kundër tij ishin të rënda, por ai thotë se nuk ka thirrje. Sidoqoftë, ai lirshëm lëvizë”.

Pantic thotë se politikanët e Prishtinës nuk i kontaktojnë për bisedime të mundshme për dalje nga kriza.

“E vetmja gjë që kemi prej tyre është pohimi se për katër prej nesh kryetarëve do të fillojnë procedurat hetimore për shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit, për të na akuzuar për veprimtari kriminale dhe aktivitete në ngritjen e barrikadave”.
Shtuar më 07/11/2011, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori