Borchardt: Në Fondin për Veriun janë mbledhur 400 mijë euro
​Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, është shprehur se tani janë mbledhur 400 mijë euro në Fondin për Veriun e Kosovës.

Ai gjithashtu rikujtoi se doganierët e EULEX-it dhe pjesëtarët e policisë kufitare janë të pranishëm në pikëkalimet kufitare në veri.

“Ka edhe video mbikëqyrëse, përmes të cilave përcillet se çfarë ndodh në këto vendkalime”, ka thënë Borchardt, duke komentuar dyshimet që kanë ngritur disa kryetarë të komunave veriore, se paratë për Fondin e Veriut përfundojnë diku tjetër e jo në Fondin për Veriun.

Fondi për zhvillimin e veriut është formuar sipas Marrëveshjes së Brukselit. Në këtë fond derdhen të ardhurat që mblidhen nga mallrat që hyjnë nga pjesa qendrore e Serbisë në veri të Kosovës, përmes vendkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2014, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori