Borchard: Ligji i ndëshkon të gjithë
Shefi i misionit të bashkimit Evropian Bernd Borchardi ka thënë se EULEX-i e lufton kriminalitetin sipas ligjit të Kosovës dhe se askush në Kosovë nuk është mbi ligjin.

Sipas tij, duke hetuar kryetarët e komunave, prokurorët, politkënët, gjyqtarët, afaristët etj misionika sfiduar seriozisht perceptimin e pandëshkueshmërisë, shkruan Koha.

“Objektivi i parë dhe i dytë janë zhvillimi i sundimit të ligjit përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, dhe përmes ushtrimitfunksioneve ekzekutive. I treti është kthimi gradual i sundimit të ligjit në Kosovën veriore dhe i katërti është mbështetja e procesit të dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, theksoi kreu i EULEX-it. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori