Bora vështirëson qarkullimin në Dragash
Sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar të bie bora e parë në gjithë Kosovën.

Të pa përgatitura i ka zënë organet kompetente për mirë mbajtje të rrugëve në vendet malore. Një lexues i lajmi.net ka dërguar disa fotografi nga Dragashi, ku shihet që ka rënë një sasi e konsiderueshme bore. “Në shumë vende është bllokuar komunikacioni. Veturat janë me goma të verës”, ka thënë ky lexues.

Megjithëkëtë, kjo situatë nuk pritet të zhbllokohet, edhe pse temperaturat nuk janë shumë të ulëta, ngase sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sonte parashihet të ketë riga shiu derisa nesër pritet të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar. Por, në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë.

Përndryshe, për shumë qytetarë të vendit kjo borë ka qenë befasi pasi jemi në muajin tetor./Lajmi.net/
Shtuar më 07/10/2017, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori