Tre oficerë policie në SHBA dhunojnë pa mëshirë një burrë, pamjet tragjike që tronditën vendin (VIDEO)

Një burrë është dhunuar pa mëshirë në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, nga tre oficerë policie.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet burri i shtrirë në tokë duke u goditur brutalisht me grushta e shkelma.

Sipas mediave, sherifi i qarkut Craëford Jimmy Damante informoi qytetarët se incidenti është nën hetim dhe se dy oficerët nga departamenti i tij i përfshirë janë pezulluar.

Dje, shefi i Departamentit të Policisë Mulberry, Shannon Gregory, dha një njoftim të ngjashëm për policin e tretë, i cili u largua nga detyra në pritje të përfundimit të hetimit.

Sipas policisë, paraditen e së dielës u raportua për një person që kërcënonte një punonjëse dyqani në zonën e Mulberry. Raporti i incidentit thotë se kur oficerët shkuan për të folur me të dyshuarin, ai e shtyu zëvendësin e një sherifi në tokë dhe e goditi me grusht në pjesën e pasme të kokës.

Video, e cili ka bërë xhiron e internetit, tregon tre oficerë policie të gjunjëzuar mbi njeriun në tokë. Njëri e godet me grusht të dyshuarin në fytyrë, tjetri e mban duke e fiksuar në tokë dhe një i tretë e gjunjëzon në këmbë.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk dihet, pas ngjarjes është dërguar në spital dhe akuzohet për kërcënime terroriste, rezistencë ndaj autoritetit dhe sulme.