Futi Mozzikun në shtëpinë e Big Brother, Donaldi e pëson! Vendimi ndaj tij e penalizon në finale

Të premten e kaluar në spektaklin “Big Brother VIP” hyri reperi i njohur Mozzik, i cili këndoi për të përshëndetur banorët.

Mirëpo, në një moment ai shprehu simpatinë për Donaldin, duke i uruar fitoren. Madje, të dy së bashku u futën brenda shtëpisë, ku aktori i prezantoi ambjentet ku jetonin konkurrentët.

Kjo gjë ishte kundër rregullores së “Big Brother” dhe ky i fundit mori një vendim për Donaldin, i cili u dha sot.

“Big Brother ka analizuar sjelljen e Donaldit me reperin Mozzik dhe ka vendosur që Donaldi do të shkojë sonte në nominim dhe nuk do të pjesë e televotimit për të shpallur po sonte finalistin e parë”, tha Arbana Osmani./albeu.com/


Shtuar 1.02.2022 22:48