100 ditë nga pushtimi rus i Ukrainës, 5 skenarë si mund të përfundojë kjo luftë

Sot janë bërë 100 ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Por si do të përfundojë? Këtu janë pesë skenarë të mundshëm:

Lufta shkatërrimtare: Lufta mund të vazhdojë për muaj, nëse jo vite, ndërsa forcat ruse dhe ukrainase shkatërrojnë njëra-tjetrën

Putin shpall një armëpushim: Presidenti rus mund të befasojë botën me një armëpushim të njëanshëm, duke futur në xhep fitimet e tij territoriale dhe duke shpallur “fitore”

Bllokimi i fushëbetejës: Ukraina dhe Rusia arrijnë në përfundimin se nuk mund të arrijnë më shumë ushtarakisht dhe të hyjnë në bisedime për një zgjidhje politike

Fitorja për Ukrainën: Ukraina mund të detyrojë trupat ruse të tërhiqen atje ku ishin para pushtimit

Fitorja për Rusinë: Rusia mund të përfitojë nga fitimet e saj në Donbas, duke liruar forcat për përdorim diku tjetër, ndoshta edhe duke synuar edhe një herë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev./albeu.com


Shtuar 3.06.2022 10:43