Bombë në veri të Mitrovicës
Pëlqej
Një bomë e pashpërthyer është gjetur mëngjesin e sotëm para një dyqani në Mitrovicë. Ekipet e specializuara të policisë kanë shpërthyer bombën në vendin ku ishte vendosur rreth orës 8:40.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, kapiten Besim Hoti tha se ekipet e specializuara e kanë shpërthyer mjetin plasës në mënyrë të kontrolluar në vendin ku ishte vendosur, pa asnjë dëm për vendin dhe rrethinën.
Shtuar më 16/08/2014, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori