Boiken Abazi: Shqiptaret jashtë Kosovës s’i ka ndalur as Serbia në përpjekjen për liri
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje për marrëdhënie me jashtë, Boiken Abazi, i cili sot u deportua nga Republika e Kosovës për në Shqipëri, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se shqiptarët e Kosovës po jetojnë nën regjimin autoritar Mustafa-Thaçi, që sipas tij po tenton të shtyp çdokënd që e kundërshton rikthimin e Serbisë në Kosovë.

Shqiptarët jashtë Kosovës nuk do të mund të ndalen nga ky regjim për t’iu bashkuar me rezistencës mbarëpopullore të qytetarëve të Kosovës.

Abazi ndër të tjera shkruan se ishin qindra qytetarë nga Shqipëria që në kohën e luftës në Kosovë luftuan krah ushtarëve të UÇK-së.
Lexoni postimin e Boiken Abazit:
“Qindra qytetare te RSh erdhen ne kohen e luftes ne Kosove dhe luftuan krah per krah me ushtaret e tjere te UCK-se kunder regjimit fashist te Serbise. Ne fillim te viteve 90, nje grup i pergatitur ish-ushtarakesh te RSh prodhoi librat dhe manualet teoriko-ushtarake te luftes guerrilase ne KS, qe LPK-ja i perdori per themelimin UCK-se dhe formimin e ushtareve qe i bashkoheshin perpjekjes se popullit shqiptar per liri.

Sot, shqiptaret e Kosoves, po jetojne nen regjimin autoritar Mustafa-Thaci qe ka instaluar nje shtet policor qe tenton te shtypi me dhune cdokend qe kundershton rikthimin e Serbise ne KS permes “Zajednices” nga pasardhesit politike te Miloshevicit. Sot qe qytetaret e Kosoves po ngrihen ne protesta mbarepopullore per ta permbysur kete regjim te ri, regjimi ben arrestime te panumerta te aktivisteve te Levizjes Vetevendosje, dhe ndalesa ne kufi dhe deportime politike te shqiptareve qe i jane bashkuar rezistences.

Shqiptaret jashte KS nuk i ka ndalur dot atehere ushtria e Serbise per t’u solidarizuar me perpjekjen e popullit te Kosoves per liri, dhe aq me pak mund t’i ndali sot ky regjim kriminelesh matrapaze, per t’u bashkuar ne rezistencen mbarepopullore. Populli i Kosoves nuk ka per te qene asnjehere vetem ne perpjekjen drejt clirimit te dyte! Me VETEVENDOSJEN, deri ne bashkimin me Shqiperine!”/Albeu.com/
Shtuar më 16/03/2016, ora 20:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori