Bogradi filloi konsultimet për Kosovën
Kanë filluar në Beograd konsultimet për ofertën që u është ofruar nga Brukseli gjatë bisedimeve të raundit të tetë të bisedimeve. Përveç konsultave të udhëheqjes së lartë shtetërore, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, për sot ka paraparë takime edhe me shefat e grupeve parlamentare.
Në takimin e fundit në nivel kryeministrash, Kosova dhe Serbia nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Autoritetet serbe kanë thënë se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e takimit, nuk ka ofruar kompetenca për ascoacionin e komunave serbe në fushën e gjyqësisë dhe policisë, si dhe nuk ka paraparë mospraninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri, raporton REL.

Prishtina, në anën tjetër, ka thënë se nuk do të lëshojë pe dhe nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi ekzekutive për asociacionin.

Serbisë i kushtëzohet data e negociatave për anëtarësim në BE me marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën.
Të dyja vendet duhet të deklarohen deri të martën nëse pranojnë ose jo marrëveshjen./albeu.com/
Shtuar më 07/04/2013, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori