Bogoljub Karic: Haradinaj shpëtoi Patriarkanën e Pejës e Manastirin e Deçanit
Biznesmeni serb i lindur në Pejë, Bogoljub Karic i ka lënë meritat kryesore Ramush Haradinajt se në vitin 2004 s’kishte ndodhur asgjë e keqe me Patriarkanën e Pejës dhe me Manastirin e Deçanit.

Karic ka thënë se Haradinaj e ka shpëtuar Patriarkanën dhe Manastirin në Deçan. Për këtë arsye, ai ka treguar se Nëna Fevronija e Patriarkanës ka dashur të vendos një pllakë përkujtimore me emrin e liderit të AAK-së.

Karic ka thënë se e ka thirre në telefon vëllanë e Haradinaj, meqë, Ramushin nuk e njehë personalisht.

“I kam thënë se ju mund ti ndalni të gjitha edhe në Deçan edhe gjithkund. Patriarkanën e kanë mbrojtur gjithmonë shqiptarët.. familja Nikçi”, ka thënë Karic, në intervistë për një gazetë serb, transmeton Express.

Karic ka treguar se vëllai i Haradinajt i kishte telefonuar dhe i kishte dhënë besën se s’do të ketë kurrfarë rreziku për Patriarkanën.
“Pas 15 minutash më ka telefonuar dhe më ka thënë besën e keni se askush nuk do ti prekë Manastirin e Decanit dhe Patriarkanën e Pejës”, ka treguar Karic. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2017, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori