Bogdanoviq shpreh urrejtjen ndaj Thaçit
Goran Bogdanoviç.
Ministria për “Kosovën dhe Metohinë” është një dikaster i ri i qeverisë serbe, ndoshta edhe për këtë stafi i saj është vendosur në një objekt në pjesën e Beogradit të Ri. Me të hyrë në këtë objekt, ajo që bie në sy menjëherë është emri i kësaj ministrie, i shkruar edhe në gjuhën shqipe.

“Ministria për Kosovë e Metohi”, shkruan në të, ndonëse shefi i kësaj ministrie gjatë intervistës me Zërin e pranon se “është iluzion të kërkohet tani që pjesa e Kosovës në anën jugore të lumit Ibër (gjysma e Mitrovicës e tutje) të kthehet në sistemin e Serbisë. Mirëpo, para se ta thotë këtë, Goran Bogdanoviq kërkon diçka të veçantë për veriun, pasi për të iluzion është të thuhet se veriu ka qenë ndonjëherë i Kosovës.

I lindur në fshatin Leshak të Leposaviqit, kujton se pjesa prej nga vjen ai i është bashkuar Kosovës në vitet 60-ta, ndërsa pas luftës në atë anë s’ka pasur kurrë institucione të shtetit kosovar. Gjatë intervistës, Bogdanoviq nuk e fsheh urrejtjen ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, sidomos pas vendimit të tij për dërgimin e ROS-us në vendlindjen e tij. Sidoqoftë, për Bogdanoviqin, Thaçi në veriun e Kosovës po lë gjurmë të mëdha nëpërmjet biznesit.

Këto gjurmë, sipas Goran Bogdanoviqit, i dinë të gjithë, edhe fëmijët serbë atje. “Ne i dimë saktësisht njerëzit e Thaçit që kanë pompa benzine në Leshak”, thotë Bogdanoviq. Sidoqoftë, ai nuk pranon t’i quajë as tradhtarë e as spiunë serbët që punojnë së bashku me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin. Megjithatë, definicioni që u jep atyre i afrohet jo pak definicionit të tradhtarit të interesit serb.
Shtuar më 07/11/2011, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori