Bogdanovic: Serbia s’heq dorë nga strukturat në veri
Goran Bogdanoviç.
Serbia ka shprehur përkushtim që të mbajë praninë e saj në pjesën veriore të Kosovës dhe i ka hedhur poshtë si të “papranueshme” insistimet gjermane, që të heqë dorë nga institucionet, si parakusht për statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian.


Institucionet e Serbisë janë të domosdoshme për komunitetin serb në Kosovë dhe ne as nuk do të heqim dorë nga këto institucione, e as nuk do t`i mbyllim ato, pasi kjo do të thoshte heqje dorë nga dëshira jonë për ta mbajtur Kosovën në Serbi”. Kështu ka deklaruar Goran Bogdanovic, ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.


Sipas tij, të gjitha kërkesat për asgjësimin e “të ashtuquajturave struktura paralele” për serbët në Kosovë, janë “absolutisht të papranueshme”.
Shtuar më 24/08/2011, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori