Bogdanoviç: Serbët duan BE-në dhe dialogun
Ministri i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, thotë se serbët duan të jenë pjesë e BE dhe të vazhdojnë dialogun rreth Kosovës, ngase ka vlerësuar se çështja e Kosovës ende nuk është zgjidhur në mënyrë që të jenë të kënaqur edhe serbët edhe shqiptarët.

I pyetur nëse BE-ja mund të miratojë amendament më të cilin nga dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës kërkohet përjashtimi i çështjes së statusit, Bogdanoviç është përgjigjur se në bisedimet me përfaqësuesit e BE-së asnjëherë nuk janë kushtëzuar me çështjen e Kosovës, që, sipas tij, “rrugë në vete është BE-ja, e rrugë tjetër është Kosova”.

“Shkrimet që janë paraqitur në media, jo vetëm sot, por para disa muajve më parë, nuk dua të them se nuk janë të vërtetë, por në të gjitha bisedimet askush nuk na ka kushtëzuar në këtë mënyrë dhe dua të besoj se nuk do të na kushtëzojnë edhe më tutje”, ka thënë Bogdanoviç për televizionin Pink, transmeton Tanjug.

Bogdanovic nuk vlerëson se zhvillim i ngjarjeve në Kosovë do të varet vetëm nga raporti i Dick Martyt.
Shtuar më 18/01/2011, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori