Bogdanoviç: Prishtina po keqpërdor marrëveshjen
Goran Bogdanoviç.
Ministri në largim për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se është e papranueshme heqja e targave serbe në Kosovë. “Qëndrimi ynë është i njohur, dhe ky është se EULEX duhet që t`i përmbahet rezolutës 12 44 dhe të jetë neutral ndaj statusit”, ka thënë Bogdanoviq gjatë një vizite në veri të Kosovës.

Sipas tij bisedimet mes Prishtinës e Beogradit duhet të vazhdojnë, ndërsa ka thënë se aktualisht po keqpërdoret paragrafi i 7-të i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

“Ne në Bruksel kemi marrë garanci nga Robert Kuper për veriun, se për shkak të situatës specifike, në këtë pjesë të mos përdoren targat e Kosovës”, ka thënë Bogdanoviç. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2012, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori