Bogdanoviç: Presim përgjigjen e Brukselit
Goran Bogdanoviç.
Goran Bogdanoviç, i ashtuquajturi ministër për Kosovën, ka deklaruar se Serbia pret përgjigje nga Brukseli për “iniciativën e saj për zgjidhjen e problemeve në Kosovë”.
“Situata është qetë. Me tension, por qetë”, ka thënë Bogdanoviç.

Ai shtoi se serbët do të qëndrojnë në barrikadat e tyre “derisa doganierët shqiptarë do të jenë në pikat në Bërnjak dhe Jarinje”.

I pyetur për afishet e KFOR-it, sipas të cilave bllokada e rrugëve nuk është mënyrë për të shprehur protestën, Bogdanoviç ka thënë se “barrikadat janë mënyra e vetme për të shprehur protestën ndaj akteve të njëanshme të Prishtinës”.

“Serbët e veriut të Kosovës janë të vendosur të mbrojnë interesat e tyre, dhe nuk duan që veriu i Kosovës të jetë nën kontrollin e Prishtinës”, ka thënë ai.

Serbia e ka dorëzuar një propozim në Bruksel, sipas të cilit doganierët dhe policët shqiptarë nuk duhet të jenë në pikat kufitare të veriut. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2011, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori