Interi i vendosur për Kumbullën, ndryshon çmimi i shqiptarit

Marash Kumbulla është emri më i preferuar për tu transferuar këtë verë nga skuadra e Interit.

Media në Itali pranë klubit zikaltër, “FCInterNeës”, shkruan se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është i interesuar për një transferim të mundshëm tek Inter pasi javë më parë ka refuzuar një ofertë nga skuadra e Napolit.

Disa prej skuadrave më të mëdha europiane janë vënë pas mbrojtësit 20 vjeçar. Everton dhe Arsenal nga Premier League dhe RB Leipzig nga Bundesliga janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për mbrojtësin që vlerësohet rreth 30 milionë euro por kjo shifër pritet të bjerë shkaku i Coronavirusit.


Shtuar 16.05.2020 18:39