Ministri serb për Kosovën, Goran
Bogdanovic ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe mospërdorim dhune në veri të Mitrovicës dhe ka kërkuar që të mos ketë provokacione apo përdorim të armëve.
Bogdanoviç bëri me dije për radio B92 se pala serbe fton për qetësi dhe për mos tensionim të gjendjes, ndërkohë që mediet
kosovare raportojnë se
barrikadat qëndrojnë ende në rrugë.
Bogdanoviç theksoi se në takimin që pritet të zhvillohet sot me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler, do të paraqesë propozime konkrete. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2011,
ora 14:05