Serbia e ka cilësuar një
provokim hapjen e Zyrës
Administrative në
veri të Kosovës. Lidhur me këtë vendim të qeverisë kosovare, Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic ka bërë të ditur se, hapja e Zyrës
Administrative në
veri të Kosovës është një
provokim nga ana e Prishtinës.
“Hapja e Zyrës
Administrative në
veri është një
provokim nga ana e Prishtinës dhe e asaj pjese të bashkësisë ndërkombëtare që e mbështet qeverinë kosovare në përpjekjet për integrimin e veriut në shtetin kosovar”. Sipas tij hapja e kësaj zyre vetëm sa do të rrisë edhe më shumë tensionet. Qeveria e Kosovës ka miratuar disa ditë më parë vendimin për themelimin e Zyrës
Administrative në
veri të Mitrovicës, e cila është thënë se do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e kësaj pjese të Republikës së Kosovës dhe do të koordinojë angazhimet dhe investimet qeveritare në këtë pjesë të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2012,
ora 18:07