Bogdanovic dhe Zarif për misione neutrale
Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, dhe i ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviq, kanë thënë sot se misionet ndërkombëtare në Kosovë, për normalizimin e situatës në veri `duhet të punojnë në suazat e mandatit neutral rreth statusit.

Bogdanoviq dhe Zarif janë takuar në Beograd, dhe - siç thuhet në njoftimin që e transmetojnë mediat e serbe - kanë folur për “mundësitë e UNMIK-ut që brenda mandatit të tij të ndikojë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës”.

Bogdanoviq në këtë takim ka thënë se kriza në veri të Kosovës “duhet të zgjidhet me respektimin e Rezolutës 1244”.


Shtuar më 28/10/2011, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori