Bogdanovic Takimi ishte konstruktiv
Goran Bogdanovic i ashtuquajturi ministër për Kosovën ka thënë se takimi i presidentit të Serbisë, Boris Tadic, me përfaqësuesit e komunave paralele të veriut të Kosovës, “ishte konstruktiv, por se nuk është mirë që diçka flasin në takim, ndryshe në media e diçka tjetër te populli”.

“Nuk është mirë që në publik të jepen vlerësime paushall për politikën ditore dhe promovimin personal”, ka thënë Bogdanovic, transmeton Mondo.

Ai ka thënë se presidenti Tadic ka kërkuar që të mundësohet liria e lëvizjes për misionet ndërkombëtare, sepse kjo garantohet me Marrëveshjen e Kumanovës, Rezolutën 1244 dhe gjashtë pikat e Ban Ki-moonit.

Bogdanovic shpreson se do të vazhdojnë bisedimet e përfaqësuesve të serbëve të veriut me KFOR-in dhe EULEX-in.
Shtuar më 24/10/2011, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori