Blomeyer: Politikanët serbë, larg fushatës
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Peter Blomeyer, tha se politikanët serbë mund të vijnë në Kosovë për të inkurajuar serbët që të dalin në zgjedhje, por jo për fushata elektorale.

Ai i bëri këto komente para studentëve të Kolegji ISPE, i cili organizoi ligjëratën me temë “Zgjedhjet në Gjermani dhe ndikimi në Ballkan”. Blomeyer, tha se vizita e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç në Kosovë për qëllime të fushatës elektorale, duhet të diskutohet në Bruksel.

Sipas tij, të gjitha kërkesat që ndoshta do të vijnë në të ardhmen duhet të trajtohen në bazë të rregullave ekzistuese. “Unë do të këshilloja që të mos ekzagjerohet ky problem. Në përgjithësi besoj se do të ishte mirë që politikanët serbë të vijnë në Kosovë të inkurajojnë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje, mirëpo duhet ta ndalin veten që të marrin pjesë në fushata zgjedhore”, tha ambasadori Blomeyer, raporton RTK.

Ai theksoi se duhet të shndërrohen të gjitha gjërat në probleme etnike./albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori