Blloku të lë anash inatet
Ministri i Kulturës, njëherësh zëdhënës i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se blloku nuk duhet të veprojë për interesa personale, por se ka mundësi të dalë përtej tyre dhe të gjendet një zgjidhje për ngërçin politik që është krijuar.

“Ne mendojmë se ka hapësirë për zgjidhje, por për ta arritur këtë objektiv liderët e Bllokut duhet të dalin përtej interesave personale”, tha Krasniqi për "Zëri".

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati ka thënë për gazetën se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe se si parti gjithmonë ka qenë që të respektohet Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi është shprehur se VV-ja nuk i trembet zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por se Kuvendi e ka shumicën parlamentare./albeu.com/
Shtuar më 21/10/2014, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori