Blloku duhet të heqë dorë nga zgjedhja e kryetarit të parlamentit, pasi kjo është edhe arsyeja se përse Kosova është sot në krizë politike.
Analisti Imer
Mushkolaj mendon se marrëveshja VLAN duhet
rishikuar, pasi që Isa
Mustafa të jetë kryetar parlamenti është thjesht dëshirë, shkruan Tribuna.
"Vlerësoj se që Isa
Mustafa të jetë kryeparlamentar është një dëshirë e tij dhe jo një vullnet i popullit. Nënshkrimi i marrëveshjes mes partive opozitare duhet
rishikuar, sidomos ajo që ka lidhje me parimet, me hyrjen së fundmi dhe të VV-së në koalicion", ka përfunduar
Mushkolaj. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2014,
ora 14:18