Blloku s'ia ndan takimeve
Pëlqej
Liderët partiakë të bllokut pritet të takohen sot në orën 13.00 në selinë e LDK-së.

Pas vendimit të kryesueses së seancës, Flora Brovina, që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet me 12 shtator, liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma, do të takohen sot për konsultime dhe strategjinë e tyre lidhur me këtë seancë.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit kanë bërë që Isa Mustafa të shprehë shqetësim lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e parlamentit.

Ai ka shkruar në Facebook, se vendimi i gjykatës ka qenë krejtëisht i kontrolluar nga PDK-ja. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2014, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori