Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Blloku përjashton PDK-në
Pëlqej
Blloku LDK-AAK-NISMA janë shprehur edhe njëherë bashkë se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar dhe as në qeveri.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se do të ketë qeveri gjithëpërfshirëse, por se PDK-ja do të lihet jashtë.

Ndërsa, edhe Ramush Haradinaj tha se LAN është bërë bashkë për ti thënë "Jo" një qeverie "Thaçi III".

"I kemi kursyer komentet në lidhje me deklaratat e PDK'së sepse realiteti po shihet. Është e rëndësishme ta kemi parasysh se vendimi i LAN dhe subjekteve të tjera politike për "Jo Thaçi III" është serioz e ka në bazë ndryshimin që do të ndodhë në vend," u shpreh Haradinaj.

Ramush Haradinaj shtoi se Lista Serbe nuk ka patur kushte zyrtare, por se ka shprehur interes për të qenë në qeveri. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori