Blloku përgatitet të thërrasë seancën konstituive
Pëlqej
Blloku LDK-AAK-Nisma të mbështetura edhe nga Vetëvendosje, po provojnë që ta përsërisin seancën konstituive. Këtë ata e presin nga kryesuesja Flora Brovina, mirëpo nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri javën e ardhshme, atëherë blloku "kërcënon" se do ta thërrasë vetë një seancë.

Burime të gazetës Tribuna brenda Bllokut thonë se LAN dhe VV janë të bindur se i kanë numrat e nevojshëm për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe ta formojë Qeverinë, ndërsa thirrjen e seancës së jashtëzakonshme e bazojnë në nenin 126 dhe 127 të Gjykatës Kushtetuese.

"Në këtë seancë do të zgjidhet Isa Mustafa kryetar i Kuvendit si dhe do të zgjidhen edhe nënkryetarët e Kuvendit. Pastaj do të vazhdojmë me formimin e Qeverisë", ka thënë për gazetën një burim brenda LAN-it. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori