Blloku nuk prishet edhe nëse shkojmë në zgjedhje
Pëlqej
Nëse vendi shkon në zgjedhje, lideri i LDK-së, Isa Mustafa shprehet se koalicioni i ndërtuar me AAK-në e Ramush Haradinajt e NISMËN e Fatmir Limajt nuk do të prishet. Në një reagim, Mustafa thotë se
LDK, AAK dhe Nisma kanë përkrahjen e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës.


"PDK me partitë e koalicionit nuk kanë dëshmuar se e kanë shumicën, dhe ajo do ta shfrytëzoj rastin edhe në Seancën e 12 Shtatorit të provojë ta dëshmojë këtë. Nëse dikush mendon se deputetët janë të detyruar të votojnë vetëm për kandidatin e PDK-së , atëherë në Kosovë ka mbaruar demokracia. Por si po sillen gjërat nuk është e papritur që Gjykata Kushtetuese, ta merr rolin e ajatollahut, ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit dhe ta shpallin veten organ suprem të Kosovës" eshte shprehur ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori