Blloku nuk pranon të futet në koalicion me PDK-në
Pëlqej
Blloku nuk ka ndërmend të tërhiqet ideja e krijimit të institucioneve, pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia ka komplikuar gjërat. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Donika Kadaj-Bujupi, ka deklaruar për se në asnjë formë dhe në asnjë moment blloku nuk pranon të futet në koalicion me PDK-në.

“Absolutisht, jo. Në asnjë formë dhe në asnjë moment Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të jetë partner i koalicionit LAN. Blloku e ka të nominuarin për kryeministër Ramush Haradinajn, sikurse e ka të nominuar edhe kryetarin e Parlamentit Isa Mustafa, i cili veçse është zgjedhur dhe do të rikonfirmohet vullneti i shumicës së deputetëve. Gjithashtu edhe postet tjera të larta janë paraparë sipas marrëveshjes për partnerët e tjerë në këtë koalicion”, ka thënë Bujupi, shkruan sot Tribuna.

Çfarëdo përpjekje e PDK-së, sipas Bujupit, është e kotë dhe e papranueshme për bllokun dhe qysh tani i themi Jo. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori