Nedved beson te Juventusi: Mund të rikuperojmë dhe të fitojmë titullin

Nëse Allegri u shfaq i revoltuar dhe shumë i zhgënjyer pas asaj humbjeje me Sassuolon, duke vënë në pikëpyetje shanset për titull, Pavel Nedved ka një tjetër këndvështrim.

Zv.presidenti bardhezi mendon se Juventusi mund të rikuperojë qetësisht pikët që ka lënë dhe të luftojë për titullin edhe pse janë 13 pikë aktualisht larg Napolit dhe Milanit.

“Në këtë moment nuk ka kuptim të flasim për objektivat dhe Scudetton sepse janë luajtur vetëm 10 ndeshje dhe ne mund të rikuperojmë lehtësisht. Tani duhet të mendojmë për ndeshjet një e nga një dhe të rikuperojmë pozicione në renditje”.

Neded e pranon se ka patur kritika për punën e tij por shtoi se beson te aftësitë e tij dhe të skuadrës teksa dha edhe një lajm të mirë për tifozët.

“Ne besojmë në vlerën e skuadrës sonë, duam më të mirën nga lojtarët dhe për çdo ndërhyrje në janar do të vlerësojmë nëse ka mundësi, por skuadra jonë ka një vlerë absolute për të sulmuar pozicionet e para. Unë nuk jam këtu sepse jam mik i Agnellit, kam përgjegjësi dhe besoj kam bërë punë të mirë përderisa vijoj këtu. Dybala? Le të themi se jemi në një pikë shumë të mirë. Jemi shumë të lumtur që edhe ai u kthye në formë shumë të mirë për të luajtur. Le të presim një moment dhe të përpiqemi të përfundojmë bisedimet por e përsëris, jemi në një pikë shumë të mirë”, deklaroi Pavel Nedved.


Shtuar 29.10.2021 20:37