Blloku: Më mirë krizë politike se zgjedhje të jashtëzakonshme
Pëlqej
Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, edhe nëse ata janë e vetmja alternativë për të dalë nga kriza politike.

Ramush Haradinaj tha se në seancë konstetuivë do të kërkojë debat parlamentar lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

"Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje. Shumica e deputetëve është nga koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje", tha Haradinaj.

Blloku ka sqaruar po ashtu se nuk dëshiron të bëjë asnjë lloj marrëveshje me PDK-në dhe Hashim Thaçin.

Krerët partiakë thanë se janë të gatshëm ta presin Atifete Jahjagën, menjëherë pasi ajo të kthehet nga Amerika. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori