Blloku mbështet "Arbën Xhaferin"
Pëlqej
Koalicioni LDK-AAK-NISMA ka bërë me dije se koalicioni e mbështet projektin e autstradës Shkup - Prishtinë, të quajtur "Arbën Xhaferi".

"Koalicioni LAN i gëzohet autostradës për Shkup dhe do të përkrahë këtë projekt Koalicioni LDK-AAK-NISMA mohon të ketë përmendur ndonjë projekt të veçantë për rishikim, siç është raportuar në media të caktuara. Koalicioni LAN i gëzohet autostradës për Shkup dhe do të përkrahë këtë projekt. Megjithatë, insistojmë në ndaljen e marrjes se vazhdueshme të vendimeve të qeverisë në largim, të cilat po e dëmtojnë vendin", thuhet në njoftimin e koalicionit.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se tashmë blloku e konsideron veten me një tjetër cilësim, si koalicioni LAN. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori