Blloku insiston: Mustafa të jetë kryetar Kuvendi
Pëlqej
Isa Mustafa do të jetë kandidat nga blloku LDK-AAK-NISMA në seancën konstetuive që do të mbahet më 12 shtator.

Tashmë nuk ka më dilema, pasi i gjithë blloku është i një mendimi.

Pika 127 e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pritet të jetë baza në të cilën do të mbështeten deputetët e LAN-it, të cilët do ta kandidojnë Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit.

Jehona që u lëshua sot nga liderët e bllokut ishte se "LAN nuk tërhiqet më 12 shtator". /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori