Blloku ia kthen PDK-së: Nuk ka kompromise me ju
Pëlqej
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri i ka thyer përgjigje në emër të bllokut Xhavir Halitit, duke i thënë se nuk ka më kompromise me PDK-në.

Beqiri tha se nuk më se çfarë të diskutohet mes bllokut dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ne nuk e kemi as gatishmërinë, as vullnetin, për kompromis. Nuk kemi çfarë të bisedojmë me PDK’në për këtë çështje. E vetmja gjë është që ne të flasim përmes votës në Kuvendin e Kosovës”, tha Beqiri për Politiko.net.

Sipas tij, e vetmja gjë që duhet të bëjë PDK-ja e Thaçit në këtë momente është të tërhiqet nga bllokimi që po bën dhe ti hapë rrugë ndërtimit të institucioneve të shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori