Blloku i vendosur për ta "përjashtuar" PDK-në
Pëlqej
Blloku LDK-AAK-NISMA e ka "respektuar" vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtën PDK-së për të kandiduar të parët, kryetarin e Kuvendit.

Mirëpo, ata shprehen të bindur se PDK-ja do të dështojë aty dhe se sipas tyre, aty përfundon gjithçka për këtë subjekt.

Haradinaj ka akuzuar se PDK-ja ka pushtet edhe mbi gjykatën, vednimi i së cilës, sipas tij, ka qenë politik.

Blloku pas takimit që patën thanë se nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e tyre, nuk do të bisedojnë me PDK-në në asnjë mënyrë dhe se do bisedojnë edhe me Vetëvendosjen për seancën e radhës kur do të mbahet./albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori